Në stadiumin “Flamurtari” është zhvilluar një ndeshje e veçantë futbolli, ku janë përballur të dënuarit e burgut të Fierit dhe të rinjtë e ekipit të Flamurtarit.

Ndeshja miqësore u zhvillua nën masa të rrepta sigurie dhe u mbikqyr nga forca të shumta policore.

Zhvillimi i aktivitetit kishte si synim trajtimin e të dënuarve jo si të privuar nga liria, por si pjesë e shoqërsië, pasi ata shumë shpejt do t’i rikthehen jetës normale.

Në këtë aktivitet ishin të paranishëm familjarë të të dënuarve, drejtori i përgjithshëm i Burgjeve, Arben Çuko dhe zyrtarë të tjerë të policisë.

Ndeshja miqësore përfundoi 2-1 në favor të të dënuarve.