Ndihet një tjetër tërmet në Shkup, këtë herë epiqendra në Greqi

Një tjetër tërmet është ndjerë mëngjesin e sotëm në Shkup dhe rrethina në orën 08:23 minuta, por këtë herë epiqendra ka qenë në Greqi dhe jo në Shqipëri.

Marketing

Sipas Qendrës Sizmike Mesdhetare Evropiane, epiqendra e dridhjes ka qenë në ishullin e Kretës, Greqi, me magnitudë prej 6,1 ballë sipas shkallës Rihter, në një thellësi prej 56 kilometrash.