Ndihma e shpejtë në Gjykatën Penale, përkeqësohet gjendja shëndetësore e Janevës?

Para Gjykatës Penale në Shkup ka arritur një veturë e Ndihmës së Shpejtë. Aktualisht, prokurorja speciale publike, Katica Janeva është në godinën e Gjykatën Penale ku pritet që gjykatësi i procedurës paraprake të vendos në lidhje me kërkesën e PTHP-së për paraburgimin e saj. Ende nuk ka informacione se për çfarë arsye ka ardhur vetura e ndihmës së Shpejtë.

Marketing

Ndryshe, Janeva ishte arrestuar sot pasdite. Prokuroria Themelore Publike kërkon paraburgimin e saj për shkak se ajo dyshohet se ka keqpërdorur pozitën zyrtare për përfitime personale në rastin “Reket”. Kujtojmë se mëngjesin e sotëm para se të arrestohej Janeva, në vendlindjen e saj në Gjevgjeli ka ndërruar jetë nëna e saj.

Marketing