Ndihmë financiare për 100 kompani, Bekteshi: Përfitues të fondeve, edhe kompanitë nga zonat

Qeveria i ka dhënë dritë jeshile kontratave për financimin e 100 kompanive vendore dhe të huaja nga plani për zhvillim ekonomik. Të gjitha kompanitë të cilat gjatë vitit të kaluar kanë pasur rritje të të ardhurave krahasuar me tre vitet e mëparshme dhe që nuk kanë ulur numrin e të punësuarve, do të marrin ndihmë shtetërore prej 9.2 milion euro.

Marketing

Qëllimi i kësaj mbështetje financiare është që t’iu shërbej kompanive të rrisin efikasitetin dhe të ulin numrin e papunësisë në vend. Këtë vit përfitues të fondeve janë edhe kompani nga zonat rurale.

“Më gëzon fakti që të gjitha kërkesat të cilat janë dërguar në Agjencinë për investime të huaja ka të bëjë me kompani të të gjithë territorit. Duke i mbështetur këto kompani, ne si Qeveri dhe ne si ministri që e kemi përgatitur ligjin për mbështetje financiare për investime, e kishim parasysh që pikërisht në këto vende ne do të krijojmë vende të reja të punës dhe në këtë mënyrë do ti ndihmojmë kompanitë të cilat kanë biznes planet e tyre për të rritur kapacitetin e tyre dhe njëkohësisht të bëhen më konkurrente në treg” – tha ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

“Të gjitha këta kompani që janë afër 100, të cilat i përmbushin kushtet do të duhet patjetër të tregojnë dokumentacionin dhe faturat për shpenzimet e bëra gjatë realizimit të investimeve në mënyrë që të mund të bëjnë rikthimin e këtyre mjeteve për të cilat kanë aplikuar. Shuma që do ta marrin këto kompani pasi do ti kenë përmbushur të gjitha obligimet është 9,2 milionë euro”. – u shpreh kryeministri, Zoran Zaev.

Mes kompanive që do të fitojnë ndihmë shtetërore me masat nga shtylla e parë dhe e dytë për zhvillim ekonomik, 28 janë nga Shkupi, 7 nga Manastiri, 4 kompani janë nga Bogovinja, Koçani, Ohri dhe Shtipi.