Ndihmës sekretari amerikan Riker së shpejti për vizitë në Shkup

Ndihmës sekretari amerikan për çështje evropiane dhe euroaziatike, Filip Riker së shpejti pritet të zhvillojë vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Marketing

Lajmi është bërë i ditur pas një bisede telefonike që shefi i ri i diplomacisë, Bujar Osmani ka zhvilluar me diplomatin amerikan Riker.

Sipas kabinetit të ministrit Osmani, ambasadori Riker ka reafirmuar përkrahjen e fuqishme të SHBA-ve për Maqedoninë e Veriut, ndërsa janë nënvizuar edhe aspekte për bashkëpunim.

Marketing