Ndihmësdrejtori i NP ,,Higjiena Komunale”, Etulla Ameti dhe Kryetari i Gazi Babës, Borçe Georgievski me eko porosi për nxënësit e komunës

Me 30 punëtorë në terren, dy autocisterna, tre automjete speciale komunale – transportues dhe dy fshesa elektrike, NP ,,Higjiena Komunale” – Shkup sot tërësisht e pastroi komunën Gazi Babë. Në kuadër të aksionit u realizua fshirje dhe larje me dorë dhe me makina e bulevardeve dhe e rrugëve, si dhe largim i deponive të egra.

Marketing

Kryetari i komunës Gazi Babë, Borçe Georgievski dhe ndihmësdrejtori i NP ,,Higjiena Komunale” – Shkup, Etulla Ameti, morën pjesë në eko-ligjëratën në Sh.F.K. ,,Stiv Naumov”, ku nxënësit u informuan për dëmet e deponive të egra të cilat krijohen si rezultat i veprimit të pandërgjegjshëm me mbetjet dhe drejtpërdrejt e ndotin mjedisin tonë të jetesës.

Në kuadër të aksionit vjeshtor në komunën Gazi Babë, NP ,,Higjiena Komunale” – Shkup organizoi edhe pastrimin e oborreve të kopshteve, shkollave fillore dhe të mesme në këtë komunë të Shkupit.