Ndikimi i largimit të Ronaldos: Real Madridi i ka humbur 26 gola

Eliminimi i Real Madridit nga Kupa e Mbretit, falë Barcelonës, mund të mos ketë ardhur vetëm për shkak të mungesës së golave të shënuara. Mirëpo mungesa e Cristiano Ronaldo është e vërejtshme në skuadrën e “Los Blancos” këtë sezon, pasi që madrilenët i kanë humbur 26 gola.

Marketing

Deri më tani, gjatë këtij sezoni, Real Madridi i ka shënuar 87 gola, 37 prej të cilave në “Santiago Bernabeu”. Ky është rekordi më i keq i tyre gjatë nëntë sezoneve të fundit, transmeton Gazeta Express.

Skuadra e Santiago Solarit i shënon mesatarisht 2.02 gola për ndeshje. “Los Blancos” i ka shënuar 16 gola më pak se në sezonet më të dobëta të Real Madridit gjatë kohës së fundit. Në sezonet 2010/11, 2012/13 dhe 2017/18, madrilenët i shënuan 103 gola.

Vetëm dy ekipe kanë hyrë në mars me mbi 100 gola të shënuara gjatë këtij sezoni. Paris Saint-Germaini i ka shënuar 108 gola në 36 ndeshje, ndërsa Barcelona e arriti shifrën prej 100 golave në Bernabeu, të mërkurën, me mesatarisht 2.43 gola për ndeshje.

Ndërsa, Manchester City i Pep Guardiolës ka regjistruar mesatarisht 2.68 gola për ndeshje, apo gjithsej 94 në 35 ndeshjet e zhvilluara deri më tani.

Marketing