Ndiqen penalisht dy persona nga Kavadari, janë kapur me armë në shtëpi

Me 01.02.2019 në periudhën nga ora 09.00 deri në ora 10.00 në bazë të një urdhri gjyqësor, zyrtarët policor kanë kryer kontroll në shtëpitë e D.M.(81) dhe M.M.(74) në rrugën “Pioneri” në Kavadar.

Marketing

Gjatë kontrollit në shtëpinë e M.M. janë gjetur dhe konfiskuar pistoleta e markës “VZOR” 50 kalibër 7.65 mm dhe korniza me tetë plumba, të cilën e ka pasur pa leje. Gjatë kontrollit në shtëpinë e D.M. janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me plumba, të cilën e ka poseduar pa leje dhe një pistoletë me plumba të cilën e ka pasur me leje.

Personat janë arrestuar në stacionin policor dhe pas zbardhjes së tërësishme të rastit kundër tyre do të ngriten padi adekuate penale.

Marketing