Ndizet ‘lufta’, Inter dhe Juventus kërkojnë talentin italian

Inter dhe Juventus kanë vendosur të hyjnë fuqishëm në garë për yllin e Fiorentinës, Federico Chiesa, për verën e ardhshme.

Marketing

‘Gazzetta dello Sport’ raporton se dy gjigantët italianë janë vënë pas talentit Federico Chiesa.

Të dy skuadrat janë të interesuar për mesfushorin ofensivë, por pronari i ri i Fiorentinës, Rocco Commisso, nuk është i gatshëm të shesë menjëherë lojtarin më të mirë të klubit të tij.

Në vend të kësaj, gara për Chiesa do të vazhdojë verën e ardhshme, me skuadrën e Fiorentinës që kërkon 70 milionë euro për 21 vjeçarin.

Chiesa është pjesë e Fiorentinës që nga viti 2016, dhe në 100 paraqitje ka shënuar 15 gola.