Ndjekësi kritikon Gold Ag për klipin e ri, ja si ia kthen këngëtari(Foto)

Gold Ag ka marrë edhe kritika për këngën e re.

Marketing

Gold Ag dje kishte publikuar këngën e re ‘Fiksim’ për të cilën ka punuar bashkë me Anxhela Peristerin, shkruan lajmi.net.

Artisti ka marrë shumë komente pozitive për këtë projekt por nuk i kanë munguar as kritikat e ndjekësve në Instagram.

Në një postim të bërë nga Ariani një njdekës i kishte shkruar: “ Një besimtari Musliman nuk i ka hije dhe e ka të ndaluar një shfaqje të tillë, drejtohu një rrugë se kështu nuk përfaqësohet feja e pastër Islame me ndjekje të kënaqësive e epsheve”.

Pak minuta më vonë Gold ja kthejë në mënyrë epike duke i thënë: “Fen e përfaqësojnë hoxhallarët e jo këngëtarë”.