Ndodh befasia, kampioni i Evropës humb dhe eliminohet nga Atletico

Ka ndodhur befasia e parë e këndshme e Ligës së Kampionëve.
Kampioni në fuqi, Liverpool është eliminuar nga Atletico, me takimin që përfundoi 2:3 pas shtesave.
Reds e përfunduan ndeshjen me avantazh 1:0, falë golit të Georginio Wijnaldum (43’).

Marketing

Skuadra e Jurgen Klopp nuk ndali sulmet, por hasi në mbrojtjen e çeliktë të mysafirëve që rezistuan mjaft mirë në 90 minuta.

Me të nisur shtesa e parë, Roberto Firmino (94’) dyfishoi avantazhin, me rezultatin që çonte tutje skuadrën angleze.
Por Atletico u kundërpërgjigj falë edhe gabimit të portierit Adrian, me mesfushorin Marcos Llorente (97’) që ngushtoi diferencën.

Skuadra e Diego Simeone nuk u ndal me kaq, i njëjti futbollist (105+1’) baraspeshoi gjithçka dhe i vështirësoi punët edhe më shumë Liverpoolit.

Për rezultatin përfundimtar u përkujdes Alvaro Morata (120+1’), i cili realizoi për 2:3, duke i shkaktuar L’pool humbjen në ‘Anfield’ pas një kohe të gjatë.
Atletico bëhet çerekfinalisti i tretë në Ligën e Kampionëve pas Leipzig, Atalanta dhe PSG.

Marketing