A do të shkonit në Beograd për të festuar festën e flamurit të shtetit tuaj, 28 Nëntorin?

Festo Festën e Flamurit shqiptar në Beograd. Një ofertë e tillë është përhapur me të madhe në Shqipëri. Janë të shumta agjencitë e udhëtimeve që po ofrojnë festim të 28 Nëntorit në Serbi.

Duke qenë dita e pavarësisë së shtetit shqiptar e shpallur më 1912 nga Ismail Qemali, Tirana zyrtare e ka ditë pushimi 28 nëntorin. Këtë gjë e ka shfrytëzuar biznesi, duke mos e menduar fare të kaluarën dhe armiqësinë shekullore me Serbinë, e cila edhe sot vazhdon lobimin kundër shqiptarëve.

Që prej 1997 populli shqiptar më 28 Nëntor feston edhe daljen e parë publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në skenë e një vit më vonë edhe Ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari.

Nuk dihet sa ka qenë interesimi i shqiptarëve për të kaluar këtë festë në një vend historikisht armik , por një gjë është e qartë, ofertat e tilla po shtohen çdo ditë.

evn