Ndodh edhe kjo, lopa në stilin “Kung Fu” nokauton motoçiklisten në Paraguai (VIDEO)

Një video që po qarkullon në internet do të ishte e zakonshme, sikur një lopë nuk do të ndërmerrte një veprim që deri më tani nuk është parë.

Marketing

Në momentin që po ecte në rrugë, pranë kalon një motoçikliste të cilës i vërsulet dhe pasi kërcen e godet me shqelm në stilin “Kung Fu”, transmeton Telegrafi.

Videoja është filmuar në Capiata të Paraguait, ku motoçiklistja derisa po mundohej të kalonte rrugën e mbushur me lopë, në një moment një prej tyre e sulmon duke e goditur shkelm dhe rrëzuar në tokë.

Për fat të mirë motoçiklistja nuk ka pësuar lëndime serioze, ndërsa pamjet e këtij momenti janë bërë virale në internet dhe deri më tani është shpërndarë mijëra herë.