Ministri i Kulturës nga radhët e Besës së Gashit Asaf Ademi si duket e ka humbur orientimin me kohën. Ai sot në rrjetet sociale është lavdëruar se nuk ka harxhuar mjetet nga buxheti i Ministrisë së kulturës.

Ministri Asaf Ademi duke u thirrur në raportin e Qeverisë për publikimin e harxhimeve të ministrave ka publikuar foto ku shihet se ka bërë zero harxhime. Por, ai ka harruar se raporti i Qeverisë i publikuar para disa ditëve ka të bëjë për harxhimet e ministrave dhe funksionarëve tjerë të bëra në gashtë mujorin , dhjetor 2017 deri më muajin maj 2018.

Siç thuhet në Kumtesën e dërguar nga kryeministria thuhet se në ueb faqen zyrtare të Qeverisë mund të gjinden të gjitha harxhimet e ministrave të bëra nga muaji dhjetor 2017 deri në muajin maj të vitit 2018. Përkujtojmë se Asaf Ademi detyrën zyrtarisht e ka marrë me 04 qershor 2018 që do të thotë se ai nuk është përfshirë në raportin për harxhimet.