Ndodh edhe kjo, miza bëhet pjesë e klipit të Elvana Gjatës

Po, po ka ndodhur.

Marketing

Këngëtarja lansoi projektin e ri muzikor në bashkëpunim me Inna dhe Sickotoy.

Kënga mban titullin ‘Papa’ dhe u publikua para një javë duke arritur një milion shikime deri më tani.

Projekti muzikor u lansua me videoklip, derisa erdhi me një realizim perfekt artistik nga ‘NGM Creative’ dhe ‘Loops Productions’.

Ndërkohë, krahas kësaj një detaj interesant ka marrë vëmendjen në klipin e artistëve ku një ‘mysafir’ i papritur është bërë pjesë e klipit të tyre.

Në sekondën e 0:12, mund të shihni një insekt (miza) të kapur në këmbën e këngëtares Inna, dhe kjo gjë nuk është vërejtur nga askush, madje as nga montazherët sepse sigurisht se do ishte larguar.

Sidoqoftë, projekti muzikor i artistëve u pëlqye nga fansat dhe publiku.

Marketing