Ndodh fenomeni i rrallë! Bie breshër në formë koronavirusi, terrorizohen banorët e qytetit

Breshëri ka “pushtuar” Meksikën dhe është e habitshme se si copëzat e tij, që kanë mbërritur në duart e njerëzve, janë të ngjashme me formën e koronavirusit.

Marketing

Ky fenomen mund të jetë një shenjë nga Zoti shprehen disa e ndërsa disa të tjerë janë frikësuar tmerrësisht shumë.

Kalimtarët e tmerruar në komunën e Montemorelos, në Meksikën e veriut, Nuevo Leon, i kanë ndarë pamjet e breshërit në rrjete sociale.

Një tha se ndoshta zoti po jep shenja me anë të motit, ndërsa një tjetër tha se këto janë mesazhe që nënkuptojnë se duhet të besojmë më shumë te krijuesi.

Forma e koronavirusit, si qelizë, është sferike me thumba, dhe këto copëza akulli duken identike si ato, transmeton Tch.

Meteorologu dhe konsulenti i Organizatës Botërore të Meteorologjisë (WMO), Jose Miguel Vinas, tha se copëzat e breshrit ishin në të vërtetë mjaft normale.

“Brenda një stuhie, një top breshri do të fillojë si një formë e vogël sferike dhe do të grumbullojë shtresa akulli në krye,” tha ai.

Marketing