Ndodh në Zvicër: Gruaja nuk i shtërngon dorën intervistuesit, nuk mund të merr pasaportë zviceriane

Në Lozanë të Zvicrës, një çift i huaj mysliman i cili kishte refuzuar shtrëngimin e dorës gjatë bisedimeve për natyralizim, kjo si duket i ka shkaktuar problem real per marrjen e pasaportes. Dy ankesa kundër këtij vendimi janë tërhequr.

Marketing

Disa javë më parë, qyteti i Lozanës u njoftua nga gjykata se ankesa ishte tërhequr, tha të martën këshilltari komunal nga FDP, Pierre-Antoine Hildbrand. Andaj si përfundim, vendimi është definitiv.

Çifti mysliman aplikoi për nënshtetësinë zvicerane në vitin e kaluar. Megjithatë, gjatë bisedave me komisionin e natyralizimit, nuk ka dashur të shtrëngojë duart me anëtarët e gjinisë tjetër, shkruan “Blick”.

Kjo ishte njëra nga arsyet pse çifti nuk i plotësonte kërkesat për natyralizim. Sipas udhëhehqësisë komunale, qëndrimi i dy personave e ka shkelur respektin për barazinë kushtetuese.

Refuzimi i shtrëngimit të duarve, në pranverën e vitit 2016, ishte temë debati. Atëbotë, në shkollën e mesme lokale, administrata e shkollës i kishte ndarë përkohësisht dy nxënës myslimanë për shtrëngimin e zakonshëm të dorës, të kërkuar në shkollë.

Marketing