Ndotja e ajrit/Ekologët: Për zgjidhje,nevojiten të dhëna të sakta

Shkupi vazhdon të jetë një ndër kryeqytet me ndotje më të larteë të ajrit në botë. Edhe pse janë premtuar shumë zgjidhje, por ende qytetarët e vendit, vazhdojne të thithin ajeër të ndotur, gjë që ndikon në shëndetin e qytetareve sidomos tek personat me sëmundje kronike. Mjeket rekomandojne të reduktohen daljet pa nevojë neë ambient të hapur.
Në statistikat botërore qytetet e Maqedonisë së Veriut sidomos Shkupi është rregullisht mes rekordeve kur bëhet fjalë për ndotje të ajrit. Ekologët thonë se janë të nevojshme masa, por që të zgjidhet problemi duhet të kemi informatat e vërteta.

Marketing

“Mospasja e informatave dhe pasaktësia e burimit të tyre atëherë nuk mund të merren masa adekuate, veytëm inforamcioni I sakt dhe njerëz të vërtëte që do të kontribuojnë të bëjnë plane mund të vie deri te ulja e ndotjes së ajrit”, thonë ekologët.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisv shtatë milion njerëz vdesin çdo vit nga ajri I ndotur. Si pasojë e këtij ajri shfaqen sëmundjet e ndryshme si ato të zemrës, sëmundjet obstruktive pulmonare, karcinomet e ndryshme etj.

Marketing