Ndotja e ajrit, Nuredini: Duhet strategji afatgjatë

Ministria e Ekologjisë së bashku me institucionet tjera përkatëse maksimalisht janë të përkushtuara për të ulur ndotjen e ajrit në vend. Ministri i Ekologjisë Naser Nuredini , në “Intervistën Javore” në TVM2, thotë se dikasteri i cili ai drejton, vazhdimisht ndërmerr masa për uljen e ndotjes së arit, por pranon se për rezultate duhet kohë.

Marketing

“Ndotja e ajrit është një problem kompleks e voluminoz për fat të keq nuk mund të zgjidhim këtë problem për njëherë, por duhet një strategji afatgjatë. Ne ndërmarrim masa afate te shkurta, mirëpo dua të theksoj se masat afatgjate janë se si ne ngrohim shtëpitë dhe si realizohet plani strategjik i shtetit për rrjetin e gasifikimit.”- tha Naser Nuredini, ministër i Ekologjisë.

Sipas tij, duhen kontrolle më të rrepta për ndotësit e mëdhenj, zhdukja e deponive të egra, zëvendësim i automjeteve të vjetra joekologjike me vetura që nuk ndotin ajrin, menaxhimi i suksesshëm i gurorëve. Nuredini mohon megjithatë që në vend po importohen mbeturina të dëmshme, e nëse ka indicje për të tilla, fton organet kompetente të hetojnë.

“Për momentin nuk ka importim jolegal të mbeturinave të dëmshme, nëse ka atëherë ato janë jolegale. Me ligj nuk lejohet të importohen mbeturina të dëmshme të cilat nuk mund të përpunohen ose reciklohen. Nëse ka dyshime të tilla ne bashkërisht me institucionet tjera përkatëse do të hetojmë këto indicie… mbeturinat të cilat importohen në shtetin tonë nuk janë për deponi ose vendbanime, por ato mbeturina që importohen janë për ato kompani të cilat kanë instalime ku mund të krijojnë reciklim dhe nuk importohen asnjë mbeturin e dëmshme pasi që unë personalisht nuk lejoj që toka jonë të bëhet deponi për mbetjet e huaja. Ne kemi mjaft mbetjet tona ku duhet të rregullojmë.”- tha Nuredini.

Sipas tij, deri tani janë realizuar mbi 2 mijë kontrolle në terren. Pa marre parasysh se a behet fjalë për ndotës të mëdhenj ose individ secili që ndot mjedisin do të gjobitet në përputhje me ligjin, ishte i prerë Nuredini në “Intervistën javore” në TVM 2.