Ndotja e ajrit, OJQ-të kërcënohen me padëgjueshmëri qytetare

Një grup shoqatash joqeveritare kërcënojnë me padëgjueshmëri qytetare dhe mos dalje në zgjedhje në rast se nuk merren parasysh kërkesat e tyre për zgjidhjen e problemit me ndotjen e ajrit. Takimin e sotëm mes tyre dhe presidentit Pendarovski e cilësuan si derën e fundit në të cilën trokasin për të kërkuar ndihmë institucionale, duke paralajmëruar se dalja masive në rrugë do të jetë alternativa tjetër ku do të kërkojnë zgjidhje të problemit.

Marketing

Derisa as kjo nuk plotësohet, ju garantoj të paktën për pjesën e Manastirit, por edhe të gjithë bashkë që jemi këtu se do të thërrasim në padëshueshmëri qytetare para zgjedhjeve do të dalim aty ku njerëzit na respektojnë, do të kërkojmë që të mos dalin në zgjedhje, thjesht ta bllokojmë gjithë këtë aparat shtetëror sepse po i tejkalon të gjithë kufijtë- deklaroi Dushko Gruevski, OJQ nga Manastiri.

Konkretisht meqë vijmë nga rajoni i Pollogut kemi kërkuar që të ndikojë në shpalljen e Malit Sharr si park nacional përpara se të thahen të gjitha lumenjtë dhe përpara se të priten të gjitha pyjet nga mafia e hidrocentraleve për të cilat poashtu kemi kërkuar nga Presidenti të kërkojë nga autoritetet  të ndalet menjëherë ndërtimi i hidrocentraleve të vogla të cilat kanë ndikim shumë të madh negativ- pohoi Arianit Xhaferi, Eko Guerila.

Presidenti Pendarovski u premtoi sektorit civil se në seancën e ardhme të Këshillit të Sigurisë çështjen e ajrit të ndotur do ta ngrejë në nivel të sigurisë shtetërore. Ndryshe, masat e ndërmarra deri më tani, OJQ i cilësuan si populiste dhe që nuk kanë dhënë aspak rezultate.

Marketing