Ndotja e ajrit, “përplasen” pushteti dhe opozita (VIDEO)

Kritika të ashpra ndaj pushtetit si dhe ndaj kreut të Shkupit drejtoi sot opozita maqedonase sa i përket luftës kundër ajrit të ndotur. Deputeti i VMRO-së Vllatko Gjorçev tha se Qeveria është e pa aftë të përballet me këtë problem duke kritikuar edhe masat e paralajmëruara nga pushteti dhe buxhetin e ndarë për luftimin e këtij problemi ekologjik. Ndër të tjera opozitarja VMRO parashtroi 19 kërkesa të cilat sipas tyre do të ulin nivelin e lartë të ndotjes.

Marketing

Shkupi ka kryetar i cili me qindra milion euro buxhet gjatë viteve të kaluara të vetmen gjë që e bëri është një stacion autobusësh në Qendrën tregtare. Duhet të vendosen stacione matëse aty ku mungojnë, Qeveria të ndajë mjete për autobusë elektrik nëpër qytetet më të mëdha, të ndahen mjete për ngrohje me peleta”- tha Vllatko Gjorçev nga VMRO DPMNE.

Ndërkohë kreu i Shkupit iu kundërpërgjigj duke thënë se problemi i ndotjes duhet të zgjidhet bashkërisht nga të gjitha palët ndërkaq që përmendi masat e ndërmarra kundër ndotjes.

Derisa duam që përmes zgjidhjes së problemit të fitohen pikë politike është shumë keq, është shumë keq kur politikisht do t’i qasemi problemeve të tilla fundamentale siç është ndotja e ajrit. E them këtë bazuar në deklaratën e parafolësit tim i cili kishte vërejtje keqdashëse, paushalle dhe të pabaza. 17:20 Për herë të parë Qyteti i Shkupit shqiptoi rreth 260 dënime për qytetarë të papërgjegjshëm të cilët kanë shkaktuar ndotje. Qyteti i Shkupit përgatit 12 padi penale ndaj deponive dhe personave të cilët djegin plastikë me qëllim që të përfitojnë nga e njëjta”- u shpreh Petre Shilegov, kryetar i Qytetit të Shkupit.

Zv/ministri i Ambientit Jetësor kërkoi nga shoqatat joqeveritare si dhe nga opozita që përmes kampanjave për vetëdijësim t’i bashkangjiten luftës kundër ndotjes.

Ky është problem i përbashkët ku secili prej nesh mund të kontribojë, kuptohet që përgjegjësinë më të madhe e mbajnë institcuionet por praktika e përgjithshme tregon se lufta e përbashkët është zgjidhja më e mirë. 10:00 “ Kjo çështje zgjidhet në mënyrë shkencore kjo është e verifikuar në botë, lufta për ambient të pastër jetësor bazohet në argumente dhe shkencë, ndërkaq politika, populizmi dhe akuzat e ndërsjella nuk ndihmojnë”- theksoi Jani Makraduli, Zv ministër i Ambientit Jetësor.

Shoqatat joqeveritare nga ana tjetër kritikojnë institucionet përgjegjëse për neglizhencë mbi zgjidhjen e këtij problemi. Ata kërkojnë koordinim të mirëfilltë edhe mes pushtetit lokal për luftimin e këtij problemi.

Të gjitha institucionet e vendit patjetër të tregojnë seriozitet, të harrojnë në përkatësinë e tyre politike dhe të ndërmarrin hapa vendimtarë në përballje me këtë problem. Maqedonia ndoshta e ka aparatin më të madh administrativ për kokë banori në Evropë, është koha që të gjithë ata trupa në mënyrë sistematike të fillojnë të luftojnë këtë problem që i tangon të gjithë”- pohoi Llashkovski nga Eko Svest.

Javë më parë Qeveria doli me Plan afatgjatë për zgjidhjen e problemit me ajrin e ndotur i cili në vete përmbante një sërë masash të cilat parashihet të zbatohen brenda dy vitesh dhe të cilat priten të sjellin rezultate të dukshme në pastrimin e ajrit.

Marketing