Ndotja e ajrit, sfidë për Ministrinë e Ambientit Jetësorë

Beteja kundër ndotjes së ajrit, mbrojtja e mjedisit jetësor dhe menaxhimi me deponitë e egra në vend do të jetë prioritet në vitin 2019 për Ministrinë e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Marketing

Gjatë këtij viti nga buxheti janë ndarë mjete për vendosjen e 350 filtrave të jashtëm dhe të brendshëm për pastrimin e ajrit, nga të cilat disa janë shpërndarë në çerdhe, spitale dhe qytete të cilat janë më gjendje më të rëndë me ajrin e ndotur. Ky aktivitet pritet të vazhdoj edhe vitin e ardhshëm. Nga ky dikaster njoftojnë se do të vazhdojnë edhe me planin për ndërrimi e sistemit të ngrohjes, plan i cili siç thonë nga ministria në fjalë ka ndikim ekologjik dhe ekonomik.

Në lidhje me menaxhimin me deponit e egra nga ministria thonë se me buxhetin e ministrisë dhe me ndihëm e e IPA fondeve do të menaxhojnë situatën me deponit e egra.

Parashihet ndërtimi i një deponie rajonale në pjesën verilindore dhe lindore të vendit, në rajonin e Pollogut do të veprojnë me ndihmë të qeverisë Zvicerane, ndërsa në rajonet tjera me mjetet nga buxheti i ministrisë.

Ministria e Ambientit njoftoi se për vitin 2018 janë realizuar 95 për qind e mjeteve të ndara nga buxheti.

Marketing