Ndotja e lartë e ajrit/ Shkupi, Kavadari e Kumanova kryesojnë listën

Ditëve të fundit në disa qytete të vendit është konstatuar nivel i lartë i ndojes së ajrit. Ndotje më e lartë e ajrit sa u përket grimcave PM10 është regjistruar në Lisiçe të Shkupit 103.61 mikrogram për metër kub, në kavadar 110.88 mikrogram për metër kub dhe Kumanovë 80.02 mikrogram për kub.
Një studim i shkencëtarëve nga Gjermania dhe Qipro ka ardhur në përfundim se në qytetet me ndotje më të lartë të ajrit, vdekshmëria nga kovid 19 është për 15 % më e lartë. Edhe Kryeqendra e vendit nuk është imune nga ndotja e lartë e ajrit. Ndërsa Shkup ka regjistruar edhe numrin më të lartë të personave të infektuar nga Kovid 19.
Nga Ministria e ambientit jetësor, në një përgjigje me shkrim për TVM2 lidhur me masat afatshkurtëra që po ndërmerren, thonë se janë të angazhuar në detektimin dhe eliminimin e burimeve të ndotjes së ajrit. Ndotësit më të mëdhej sipas minsitrisë janë lëndët që përdoren për ngrohje nga ana e amvisrive, transporti, industria dhe mbeturinat e ndërtimit.
“Po punohet në identifikimin e objekteve publike që shfrytëzojnë sistem për ngrohje me lëndë jo ekologjike dhe ndryshimin e tyre, rritje të inspektimeve në bashkëpunim me inspektoratin shtetëror të ambientit jetësor, intensivisht punohet në vendosjen e sistemit rajonal për menaxhim me mbeturinat dhe rritjen e vetëdijes dhe edukimit publik”, thonë nga Minsitria e Ambientit.
Edhe zëdhënësi i qeverisë në mesin e ndotësve kryesorë thekson amvisëritë.
“Të gjitha analizat flasin se pjesë e problemit është ngrohja e amvisërive, nuk janë të rastit projektet si ndryshimi i shporeteve të vjetër, zëvendësimi me lëndë që nuk e rrezikojnë ambientin jetësor. Kjo është pjesë e problemit që mëtej duhet sëbashku të punojnë edhe qytetarët edhe institucionet që problemi ngadalë të tejkalohet. Kjo është diçka që nuk mund të zgjidhet për kohë të shpejtë.”, tha Dushko Arsovski, zëdhënës i Qeverisë.