Ndotja enorme e ajrit, Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme RMV bojkoton mësimin

Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme RMV ka marrë vendim që të bojkotojë procesin arsimor ditën e nesërme (20.12.2019) përshkak të ndotjes enorme në vend. Nxënësit do të bashkangjiten në protestën masive kundër ndotjes së ajrit në Shkup.
Bojkoti do të realizohet në qytetet më të ndotura si Tetova, Gostivari, Kumanova, Shkupi dhe Manastiri. Ne kemi marrë vendim vetëm për ditën e nesërme që të bojkotojmë, ndërkaq ne do të monitorojmë situatën dhe do të vendosim se a do ta vazhdojmë bojkotin-thuhet në njoftim.

Marketing
Marketing