Ndotja, protestë dhe bllokadë në rrugën për në ‘Drislla’

Me moton “15 minuta për ajër të pastër” aktivistët e iniciativës “Të bashkuar për ajër të pastër” sot do ta bllokojnë hyrjen drejt rrugës së deponisë Drislla në Shkup.

Marketing

Protesta është simbolike dhe do të organizohet nga ora 12:05 deri në ora 12:20 sepse vlerësojnë se zgjidhja e kësaj problematike veç më është vonuar.

Nga “Të bashkuar për ajër të pastër” informojnë se bllokada, që udhëhiqet me moton “15 minuta për ajër të pastër” është protestë paralajmëruese me qëllim që të kthehet vëmendja e kompetentëve drejt problemit me ndotjen enorme të zonës së Shkupit, por edhe të dyshimeve se në deponinë Drislla në mënyrë të paligjshme digjen mbeturina që kanë ndikim në rritjen e grimcave të dëmshme të ajrit.

Marketing