Ndotje toksike në stadiumin e Beckhamit

Vendi i propozuar për ndërtimin e stadiumit të klubit të David Beckhamit, Inter Miamit, është shumë më toksik sesa që ishte pritur, sipas një studimi të fundit. Niveli i ndotjes toksike paraqet rrezik serioz për shëndetin e njerëzve në atë vend.

Marketing

Një studim i fundit e ka zbuluar problemet mjedisore në lokacionin ku pritjet të ndërtohej stadiumi i Interit Miamit, klubit të ri të ligës amerikane të futbollit. Për ndërtimin e këtij kompleksi ishte planifikuar të shpenzohen rreth 1 miliard dollarë, transmeton Gazeta Express.

Klubi dhe qyteti janë duke negociuar marrëveshje për t’iu dhënë leje ndërtimi për 99 vjet, për ta ndërtuar kompleksin ku përshihet një stadium me 25 mijë ulëse, një hotel, zyre, qendër tregtare dhe fusha futbolli në kulmin e parkingut.

Ky lokacion, ku gjenden disa fusha për golf në pronësi të qytetit, është i ndotur me plehra nën bar, sipas analizave të bëra nga klubi të cilat dëshmuan se niveli i ndotjes toksike është dyfish mbi limitin e lejuar.

“Kjo natyrisht që zgjon shqetësime të mëdha. Ne jemi të kënaqur që e gjitha kjo situatë na shtyu ta testojmë lokacionin”, tha kryetari i Miamit, Francis Suarez, në një intervistë të dhënë për Miami Herald.

“Siç është kuptuar, lokacioni ka nivel të madh ndotjeje toksike sesa që është komercialisht e arsyeshme”.

Zyrtarët e Interit Miamit vlerësonin se pastrimi i këtij lokacioni do t’i kushtonte rreth 35 milionë dollarë, mirëpo tani komuna beson se ky projekt do t’u kushtojë mbi 50 milionë dollarë.

Marketing