Ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Mbështetje financiare të investimeve përshpejtojnë rritjen ekonomike dhe zhvillimin

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut ka miratuar Ndryshimet dhe Plotësimin e Ligjit për mbështetje financiare të investimeve, të propozuara nga Ministria e Ekonomisë.

Marketing

Qëllimi i ndryshimeve dhe plotësimeve në këtë ligj është të përshpejtojë rritjen ekonomike dhe zhvillimin në Republikën e Maqedonisë së Veriut përmes mbështetjes së investimeve për rritjen e aftësisë konkurruese të ekonomisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe punësimeve.

Me këtë ligj rregullohen llojet, lartësia, kushtet, mënyra dhe procedura për ndarjen e mbështetjes financiare për investimet e subjekteve afariste që do të investojnë në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe i njëjti paraqet skemën e ndihmës në përputhje me rregullat me të cilat rregullohet kontrolli i ndihmës shtetërore.

Me këto ndryshime dhe plotësime të Ligjit zgjerohen llojet e mbështetjes financiare, edhe atë për: zhvillim teknologjik dhe hulumtime, mbështetje për projekte investuese me interes të rëndësishëm ekonomik, vendosje dhe avancim të bashkëpunimit me furnizuesit e regjistruar në RMV, mbështetje për marrjen përsipër të ndërmarrjeve në vështirësi dhe aftësi konkurruese në treg.

Me ndryshimet, shfrytëzuesi i mbështetjes financiare ka detyrim plotësues për të mirëmbajtur investimin për një periudhë prej së paku pesë viteve pas përfundimit të ndihmës financiare, me çka sigurohet seriozitet dhe qëndrueshmëri më e madhe e investimeve.

Në pjesën e mbështetjes financiare për punësime të reja është përfshirë lehtësim, kriteri nga 75% është ulur në 50% për personat e sapopunësuar gjatë vitit për të cilët kërkohet të sigurohen dhe plotësohen kushte të veçanta.

Gjithashtu, vendosja dhe avancimi i bashkëpunimit me furnizuesit e regjistruar në RMV, vlera e furnizimeve të kryera të përgjithshme është rritur nga 1% në 10% të produkteve nga furnizuesit, që përfshihen në produktin e përfituesit të mbështetjes financiare në vitin paraprak me kusht që furnizimet e përgjithshme nga furnizuesit të jenë së paku 7.5% të furnizimeve të përgjithshme të shfrytëzuesit të mbështetjes financiare në vitin paraprak.

Për krijimin e formave organizative për zhvillimin teknologjik dhe hulumtim, do të zgjerohet lista e shpenzimeve të arsyeshme investuese me më shumë shpenzime të reja (personale, konsulente, ekuivalente, etj.) Në të njëjtën kohë, këtu, është anuluar detyrimi që shfrytëzuesi i mbështetjes financiare të ruajë numrin mesatar të sapopunësuarve për pagesën e pagave neto për një periudhë prej së paku tre viteve nga viti i fundit për të cilin është paguar mbështetja financiare.

Për marrjen përsipër të subjekteve afariste në vështirësi, shtohet kushti për periudhë prej dy viteve nga marrja përsipër e subjektit afarist në vështirësi për të filluar prodhimin, me çka sigurohet seriozitet dhe efikasitet më i madh për realizimin e investimit.

Me këto ndryshime dhe plotësime gjithashtu rregullohet mbështetja financiare e shtetasve me qëndrim të përhershëm dhe të përkohshëm brenda dhe jashtë RMV-së ku rritet vlera e mbështetjes financiare për 15% të shpenzimeve të arsyeshme investuese, por jo më shumë se 1.000.000 euro.

Njëherësh, prezantohen edhe kushtet për zhvillim të baraspeshuar rajonal me nen të ri, me ç’rast mbështetja plotësuese financiare do të përllogaritet si dallim procentual mes rajonit të planifikimit me vlerë më të lartë të PBB-së për kokë banori dhe vlerës së PBB-së për kokë banori të rajonit të planifikimit, në të cilin realizohet investimi fillestar produktiv .

Është saktësuar se cilat subjekte ekonomike mund, e cilat nuk mund të jenë shfrytëzuese të mbështetjes financiare (mbështetja financiare për realizimin e projektit investues nuk mund t’i ndahet një subjekti afarist në ZZHTI për të njëjtat shpenzime të arsyeshme si edhe kompanitë tjera jashtë ZZHTI-së për të njëjtat shpenzime të arsyeshme) për të cilat tashmë është ndarë ndihmë shtetërore).

Në mënyrë që të jepet mundësi për shfrytëzimin e ndryshimeve të parashikuara në Ligjin për mbështetje financiare të investimeve, respektivisht mundësinë për të parashtruar kërkesë për shfrytëzimin e mbështetjes financiare edhe në vitin 2021, janë bërë ndryshime në periudhat kohore dhe datat.

Marketing