Ndryshimet e Ligjit për pagën minimale para deputetëve

Me ndryshimet e propozuara të Ligjit për pagë minimale, të cilat janë në rend dite të vazhdimit të sotëm të seancës së 53-të në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, shteti planifikon t’i stimulojë punëdhënësit të cilët kanë probleme financiare t’i paguajnë pagat e rritura të punësuarve të cilët janë rritur mbi pagën minimale dhe të arrijnë deri në 18.000 denarë pagë neto.

Marketing

Sipas Propozimit, mbështetja financiare do të sigurohet në periudhën nga korriku deri në dhjetor të këtij viti dhe do të arrijë 30 për qind nga dallimi mes pagës bruto të të punësuarit në muajin vijues dhe pagës mesatare bruto të punëtorit e paguar në tetor, nëntor dhe dhjetor të vitit të kaluar. Mbështetja maksimale financiare mund të arrijë 1.200 denarë.

Sipas projeksioneve të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, nëse aplikojnë të gjithë që i përmbushin kushtet për masën, do të përfshihen rreth 50.000 të punësuar dhe 15.000 punëdhënës.

Me ndryshimet paraprake të Ligjit për pagën minimale, paga minimale u rrit në 12.000 denarë në vlerë neto, me çka rreth 90.000 punëtorëve me orar të plotë pune u është rritur paga. Gjithashtu, me ndryshimet e Ligjit është barazuar paga minimale në të gjitha veprimtaritë, përfshirë edhe sektorët e prodhimit të tekstilit, prodhimin e rrobave dhe prodhimin e lëkurës edhe prodhimeve të ngjashme të lëkurës, te të cilët në periudhën e fundit lartësia e pagës minimale ishte në nivel më të ulët. (9.590 denarë, kundrejt 10.080 në sektorët tjerë).

Me rritjen e pagës minimale, erdhi deri te afrimi i pagave të punëtorëve të cilët kanë paga minimale dhe punëtorëve të cilët para rritjes së pagës minimale kanë pasur përafrisht deri 12.000 denarë. Për shkak kësaj, thuhet në sqarim, u vendos nevoja për mbështetje financiare nga shteti për tejkalimin e hendekut nga barazimi të një pjese të pagave për shkak harmonizimit me pagën minimale që u paraqit te kompanitë me punë intensive, gjegjësisht ndërmarrjet te të cilat shpenzimet e të punësuarve përbëjnë më shumë se 50 për qind nga shpenzimet e përgjithshme.

Sipas Propozimit, mbështetja financiare sigurohet për punëdhënës i cili është person juridik apo ushtrues i pavarur i veprimtarisë, i cili vitin paraprak ka pasur shpenzime për të punësuarit (paga, kompensime, tatime për paga dhe kontribute nga sigurimi i obligueshëm social) në vlerë më të lartë se 50 për qind nga shpenzimet e përgjithshme. Që ta fitojnë mbështetjen financiare është e nevojshme që punëdhënësi në tetor, nëntor dhe dhjetor të vitit 2017 punëtorit t’i ketë paguar pagë bruto mesatare deri në 26.250 denarë, të mos jetë i liruar nga pagesa e kontributeve nga sigurimi i obligueshëm social ose tatimi persona i të ardhurave për punëtorin, të ketë statusin e obliguesit aktiv, si dhe t’i ketë të shlyera obligimet në bazë të pagës, kontributeve nga sigurimi i obligueshëm social dhe tatimet, në përfundim me ditën e fundit të muajit për të cilin sigurohet mbështetje financiare.

Mjetet për pagën e mbështetjes financiare sigurohen nga Buxheti i RM-së. Për zbatimin e ligjit që sillet në procedurë të shkurtuar, do të duhet rreth 372.000.000 denarë për vitin 2018, gjegjësisht 892.800 denarë për vitin 2019.