Ndryshimet kushtetuese në Kuvend, opozita shqiptare kushtëzon Zaevin

Përderisa pushteti pretendon se ka 77 vota për ndryshimet kushtetuese, duke llogaritur edhe katër deputetët e opozitës shqiptare, Aleanca për Shqiptarët dhe Besa e Bilall Kasamit kushtëzojnë ndryshimet me avancimin e të drejtave të shqiptarëve.

Marketing

Kuptohet që në atë fazë ne do të kërkojmë hyrjen e ligjit për gjuhët në fuqi i cili pas Marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë, është kushti i dytë për anëtarësimin e vendit në NATO por gjithashtu, në interes edhe të një kohezioni të brendshëm politik do të kërkojmë që të ketë disa intervenime kushtetuese në interes të shqiptarëve”- u shpreh Flakron Bexheti, nga Aleanca për Shqiptarët.

Jemi të bindur se kjo përbërje parlamentare, nëse ka sensin për të bërë ndryshime kushtetuese dhe për ta kapur realitetin e shoqërisë multietnike, por edhe të nevojave të shqiptarëve si komunitet i dytë më i madh, mendoj se është shansi historik që të bëhen këto ndryshime, të arrihet barazia e plotë e shqiptarëve, të ndryshohet emri i shtetit dhe me këtë të hapet rruga e integrimeve”- tha Arianit Hoxha , nga Besa e Kasamit.

Partitë shqiptare në pushtet BDI dhe Besa e Afrim Gashit kundërshtojnë idenë e opozitës shqiptare. Artan Grubi e quan mungesë kreativiteti idenë e partive opozitare shqiptare.

Unë e vlerësojë këtë debat të partive tjera opozitare shqiptare si të hershëm dhe mungesë kreativiteti nga ana e tyre. Në mungesë të kontributit të tyre për referendum të suksesshëm mund të dalin me tema të tilla të cilat në fakt mund të shqyrtohen edhe më vonë”- theksoi Artan Grubi , deputet i BDI-së.

Jemi thellësisht të interesuar dhe angazhohemi që Marrëveshja të kalojë në Kuvend dhe të fillojë implementimi i të njëjtës. Sa u takon amendamenteve shtesë, për hir të ndjeshmërisë shumë të madhe të situatës në të cilën ndodhemi, aktualisht jemi duke bërë konsulta të brendshme por duhet të kemi shumë kujdes”- pohoi Orhan Murtezani , nga Besa e Afrimit.

Pas hamendjeve dyditore rreth mbështetjes së zgjedhje apo jo, BDI-ja sqaroi sot është për zgjedhje, pavarësisht se preferojnë zgjidhje në Kuvend.

BDI-ja është e gatshme për zgjedhje të parakohshme por ama vlerësojmë që koha është për zgjidhje momentale dhe vlerësoj që ka akoma hapësirë që të gjendet një zgjidhje institucionale”- u shpreh Artan Grubi, deputet i BDI-së.

Idenë e kryeministrit Zaev për zgjedhje të parakohshme, nëse në Kuvend nuk kalojnë ndryshimet kushtetuese e kundërshtuan në partinë opozitare VMRO DPMNE./Alsat-M

Marketing