Ndryshimet kushtetuese nesër në komisionin parlamentar

Amendamentet kushtetuese nesër do të gjenden para Komisionit për çështje kushtetuese. Pas ndryshimeve të pësuara nga debati publik teksti final i amendamenteve është dërguar tek Parlamenti I Republikës së Maqedonisë.

Marketing

Në komisionin për çështje kushtetuese do të diskutohet për amendamentet e propozuara ndaj amendamente kushtetuese. Pavarësisht numrit të amendamenteve të dorëzuara nga partitë parlamentare, debati rreth një amendamenti kushtetues mund të zgjasë më së shumti tre ditë.

Pas kësaj debati për amendamentet kushtetuese do të vazhdojë në seancën plenare në lexim të tretë, që është përcaktuar për më 9 janar, ndërkaq votimi I ndryshmeve pritet të bëhet më 15 janar. Që këto ndryshime të miratohen është e nevojshme shumica prej dy të tretave të votave.

Në këtë periudhë të procesit të ndryshimeve kushtetuese, të martën Maqedoninë do ta vizitojë zëvendëssekretari Shtetëror i Departamentit Amerikan të Shtetit, John Sullivan. Në kuadër të vizitës së tij të punës, Sullivan, do të takohet me numrin një të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev, pas çka do të realizojnë konferencë të përbashkët për media.

Vizita e tij vjen si mbështetje për Marrëveshjen e Prespës dhe inkurajim që të votohen ndryshimet kushtetuese, pasi dy ditë më parë edhe sekretari amerikan shtetëror Majk Pompeo ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e përkrahin marrëveshjen historike të Prespës.

Marketing