Ndryshimet Kushtetuese, nesër nis faza përfundimtare

Nesër pritet të fillojë faza e tretë dhe e fundit për zbatimin e marrëveshjes së Prespës.

Marketing

Kryeparlamentari Talat Xhaferi tanimë ka caktuar seancën kuvendore për miratimin e ndryshimeve kushtetuese, për miratimin e të cilave nevojiten votat e dy të tretës së deputetëve apo 80 deputetë.

Kryeministri Zoran Zaev është shprehur optimist se do të sigurohen 80 votat e nevojshme, për çka së fundmi ka pasur takuar kryetarin e Lëvizjes Besa Bilall Kasami dhe përfaqësues të Aleancës për Shqiptarët, parti të cilat kanë dorëzuar amendamentet e tyre.

Ndërsa VMRO-DPMNE ka njoftuar se nuk do të merr pjesë në procesin e ndryshimeve kushtetuese.

Pasi të përfundojë procesi i ndryshimeve kushtetuese vendi do të riemërtohet Republika Veriore e Maqedonisë, me çka përmbushen obligimet e vendit nga marrëveshja e Prespës dhe i mbetet Greqisë të përmbush obligimet e saja, përkatësisht ratifikimin e marrëveshjes në kuvendin grek dhe zhbllokimin e integrimeve.

Marketing