Ndryshimet kushtetuese presin marrëveshje, verdikti dihet nga mesi i javë

Gjatë kësaj jave duhet të dihen hapat e ardhshëm lidhur me procesin e përgjithshëm të implementimit të Marrëveshjes së Prespës dhe perspektivat e mëtutjeshme për integrim të vendit në BE dhe NATO. VMRO-DPMNE-ja opozitare edhe më tej me qëndrimin se nuk do të mbështesë ndryshime kushtetuese, ndërsa pushteti se do të bëjë gjithçka që është në fuqinë e tij që të sigurojë dy të tretën e shumicës, në të kundërtën do të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

Marketing

Verdikti nga përpjekjet që të jepet mbështetje të ndryshimeve kushtetuese, me siguri do të dihet të mërkurën, kur kryeministri Zoran Zaev, siç tha javën e kaluar, do të kumtojë nëse ka shumicë ose subjektet politike, do të duhet t’i masin forcat në zgjedhje të parakohshme.

“Besoj se do të kemi ndonjë rezultat deri në fund të javës ose në fillim të javës së ardhshme. Diku rreth 10 tetorit është njëfarë targeti kur duhet t’i komunikojmë opinionit se është siguruar shumica e nevojshme dy e treta”, theksoi Zaev javën e kaluar.

Lideri i partisë opozitare Hristijan Mickovski dje doli me kërkesa të reja për pushtetin – zgjedhje të parakohshme me formim të Qeverisë së Përzhinës dhe të prokurorit publik me propozim të opozitë dhe hedhje poshtë të Marrëveshjes dhe zgjedhje, pas së cilës do të zgjidhet prokurori publik me konsensus të të gjitha partive.

I pyetur për koment rreth vërtetimit të aktvendimit të Apelit të ish-kryeministrit Gruevski dhe gjoja tregtimit me votat e deputetëve për lirinë e tij, Mickovski tha se vetë fakti që dikush mendon se qeveria e Zaevit bën tregti me drejtësinë, flet për atë se në çfarë ambienti dhe shoqërie jetojmë.

LSDM-ja mbetet në qëndrimin se mbi 600 qytetarë kanë thënë se janë për BE dhe NATO dhe kjo duhet të respektohet.

Nga kryesia e VMRO-DPMNE-së, Mickovski kërkoi që të ndërprejnë të përhapin shpikje dhe lajme të rreme dhe të thonë qartë nëse janë për hyrje të Maqedonisë në BE dhe NATO.

“Zgjedhja është e qartë ose BE dhe NATO ose izolim. Kreu i VMRO-DPMNE-së duhet të thotë për çka është”, thekson partia qeveritare.

Mes tjerash LSDM-ja akuzon se këto janë përpjekje që t’i sigurojnë amnisti Nikolla Gruevskit. Ndërsa Gruevski hedh poshtë çdo përpjekje për amnisti të tij. Ai nga profili i tij në Fejsbuk dërgoi paralajmërim deri te partia e tij se nuk guxon të shantazhohet, sepse siç shkruan, nëse VMRO-DPMNE është e shantazhuar, është e shantazhuar edhe Maqedonia.

Gjykata e Apelit të premten si të pabazë e refuzoi ankesën e ish-kryeministrit Gruevski dhe në tërësi e konfirmoi aktvendimin e shkallës së parë të 23 majit, për dënim me burg prej dy viteve. Bashkimi Demokratik për Integrim doli me konkluzion se për momentin nuk është koha për zgjedhje parlamentare të parakohshme, por për gjetjen e zgjidhjes me të cilën do të implementohet Marrëveshja e Prespës në Parlament.

Vlerësim i BDI-së është se me zgjedhje parlamentare të parakohshme eventuale do të rrënohet dinamika e implementimit të Marrëveshjes së Prespës, gjë që mund të sjell deri tek një bllokadë serioze e proceseve integruese të Republikës së Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Këtyre ditëve ka biseda dhe takime mes deputetëve me qëllim që të vërtetohet nëse ka mundësi për dy të tretën e shumicës. Se bisedohet me deputetë të VMRO-DPMNE-së konfirmoi edhe nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zeqiri këtë fundjavë në konferencë shtypi.

Ai tha se janë në komunikim të përhershëm me deputetët e VMRO-DPMNE-së me qëllim që të sigurojë dy të tretën e shumicës, ndërsa kur do të ketë informacion konkret do të komunikohet në opinion.

Aktualisht shumica e Kuvendit ka 72 deputetë, ndërsa për mbështetje të ndryshimeve kushtetuese nevojiten edhe tetë

Ndërkohë, analisti amerikan Janush Bugajski vlerësoi se Shkupi është strehimore e re ruse në Ballkan dhe se Kremlini konsideron në këtë se Maqedonia mund të bëhet Republika Serbe e re.

“Nëse bllokohet rruga e Maqedonisë drejt institucioneve perëndimore, tensionet kombëtare do të
rriten në gjithë rajonin, ndërsa Kremlini do të investojë energji plotësuese që t’i rrezikojë arritjet e brishta demokratike në Ballkanin Perëndimor, ndërsa BE-ja dhe NATO do të jenë gjithnjë e më larg”, thotë Bugajski në deklaratë për “Pobjeda”.

Konsideron se nëse Marrëveshja nuk mbështetjet vendi do të jetë më shumë i ekspozuar në radikalizim etnik, jostabilitet rajonal dhe përzierje të Moskës

Rrugëdalja e vetme e Zaevit mund të jetë thirrje për zgjedhje të parakohshme në nëntor, edhe pse kjo vetvetiu paraqet propozim të rrezikshëm, duke pasur parasysh atë që nacionalistët inkurajohen nga bojkoti i referendumit”, thotë Bugajski.

Thekson se Kosova dhe Serbia nuk arrijnë marrëveshje për ndryshim të kufijve, disa liderë shqiptarë,
si në Kosovë, ashtu edhe në Maqedoni, mund të shohin mundësi për homogjenizim të mëtejshëm etnik, ndërlidhje të territoreve.