Ndryshimet kushtetuese, pushteti përgatit raportin nga debatet publike

Qeveria ka filluar me përgatitjen e raportit nga debatet publike për draft-amendamentet për ndryshimet kushtetuese. Duke u bazuar në rekomandimet e ekspertëve, propozim-amendamentet e Qeverisë për dallim nga ato paraprake pritet të kenë ndryshime. Gjatë debatit, kritikat e ekspertëve u fokusuan në çështjen e 20 përqindëshit dhe ndryshimet në preambulë.

Nuk janë ndryshime të plota. Unë ndjehem i ofenduar dhe i nënçmuar si profesor dhe si qytetar i cili përfaqësoj popullin i cili është 20 për qind në Kushtetutë – tha Rufi Osmani, Profesor.

Njëri nga shkruesit e Kushtetutës aktuale kërkoi pozicionimin preciz të Marrëveshjes së Ohrit.

Nuk ka dilema se Marrëveshja e Ohrit në mënyrë konstituive e ndryshon dhe forcon sistemin politik në Maqedoni dhe duhet të jetë në preambulë. Por si? Sipas meje nuk mund të vendoset në të njëjtën fjali me dokumentet që i paraprijnë kushtetutës së vitit 1991 – deklaroi Ljubomir Fërçkovski, Profesor.

Vllado Popovski dhe Temellkor Ristevski kërkuan preambulë demokratike.

Duhet ta kthejmë në preambulë statusin e shqiptarëve, turqve dhe popujve tjerë sepse ata bashkë me maqedonasit janë për një shtet dhe shteti është edhe i tyre – theksoi Vllado Popovski, Profesor.

Në nenin 9 e kemi barazinë e qytetarëve ndërsa në amendamente vendosim dispozita që favorizojnë qytetarë në baza nacionale. Për hir të vërtetës kjo nuk shkon – u shpreh Temellko Ristevski, Profesor.

Svetomir Shkariç kërkoi krijimin e amendamentit të 37.
Ashtu siç është formuluar marrëveshja me të gjitha elementet e saj të jetë pjesë përbërëse e rendit kushtetues të Maqedonisë – deklaroi Svetomir Shkariç, Profesor.

Kryeministri Zoran Zaev premtoi se do të shqyrtohet edhe mundësia e përfshirjes së etnisë në dokumentet personale.
Do të mbetet shtetësia, por do të ketë graf edhe për etninë që secili të përcaktohet siç dëshiron. Neve nuk kemi probleme dhe nuk do të kemi në të ardhmen më të drejtën tonë për vetëvendosje dhe vet-përcaktim – tha Zoran Zaev, Kryeministër.

Më 17 dhjetor do të thirret seanca e Komisioni për çështje Kushtetuese. Ndryshimet kushtetuese pritet të miratohen deri më 15 janar në përputhje me marrëveshjen e Prespës.

evn