Ndryshimet Kushtetuese, Ristovski: Amendamentet janë në harmoni me dispozitat e Marrëveshjes së Prespës

Me katër amendamentet kushtetuese në mënyrën më të mirë dhe efikase zbatohet Marrëveshja me Republikën e Greqisë në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisësë, që në fakt është obligim për republikën nga neni 2, paragrafi 12 i Marrëveshjes, kështu vlerëson profesori universitar Temellko Ristovski, transmeton Zhurnal.

Marketing

“Projekt amendamentet janë në tërësi në harmoni me dispozitat e Marrëveshjes. Sipas kësaj dispozite, republika ka për detyrë që të ndryshojë emrin dhe terminit që lidhen me të. Marrë parasysh këtë dispozitë, mund të them se nuk kemi shumë hapësirë për të bërë shumë ndryshime, marrëveshja na obligon dhe duhet t’i përmbahemi asaj. Çdo kërkesë për ndryshime të tjera, pa nevojë do të zgjasë procedurën për ndryshim të kushtetutës, gjë që nuk e rekomandoj”, thekson profesori universitar, Temellko Ristovski.