Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Mariçiq: Nëse ka pajtim, hapim listat zgjedhore

Ministri i drejtësisë, Bojan Mariçiq, paralajmëroi gjatë mandatit të tij ndryshime në Kodin Zgjedhor dhe vendosjen e listave të hapura të kandidatëve. Por, sipas tij, për miratimin e ndryshimeve të këtilla ligjore do të nevojitet mbështetje absolute në kuvend.
“E dini që ky ligj, edhe pse miratohet me shumicë absolute, praktika e mirë demokratike e dialogut politik tregon se ajo duhet të sillet me konsensus. Shumica aktuale dhe posaçërisht LSDM, kishte një angazhim për të krijuar një njësi zgjedhore, por varet edhe nga vullneti i të tjerëve, sepse është ndryshim sistematik për të cilin duhet të ketë konsensus që ta zbatojmë. Nëse të gjithë partitë ose kryesorët, me më shumë deputetët në Kuvend pajtohen rreth kësaj reforme atëherë do ta implementojmë.”,- tha ministri i drejtësisë, Bojan Mariçiq.
Reformat në gjyqësor, Mariçiq: Nisim procesin e spastrimit në gjyqësor
Veç ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, Mariçiq tha se në mandatin e tij prioritet mbeten reformat thelbësore në gjyqësor. Ai njoftoi për fillimin e procesit të spastrimit objektiv të gjyqësorit gjë që sipas tij duhet të sigurojë efikasitet dhe rezultate të dukshme.
“Kjo ka të bëjë me kontrollin e gjendjes së pronës të gjykatësve, prokurorëve nga ana Anti-korrupsionit, Këshilli Gjyqësor nga ana tjetër në përputhje me ligjet e reja do të duhet të bëjë kontroll detal të punës së gjykatësve, veçanërisht në lidhje me veprimin ndaj lëndëve që janë vjetërsuar me anulimin e seancave dhe mbajtjen e tyre në sirtarë. Paralelisht me këtë proces fillim vitin e ardhshëm pritet të fillojë BE-monitormi i rasteve gjyqësore të profilit të lartë.”,- theksoi ministri i drejtësisë, Bojan Mariçiq.
Procesi i eurointegrimit, siç theksoi ministri i drejtësisë, vazhdon  me intensitet ende më të përforcuar. “Qeveria, institucionet janë të gatshme për fillim të negociatave me BE-në dhe hapje të kapitujve të parë. Vijon periudha e transformimit dhe evropianizimit”,- theksoi Mariçiq.