Ndryshimi i Ligjit për Kuvend -më shumë para, siguri dhe pavarësi për Kuvendin

Kuvendi do të fitojë pavarësi më të madhe në menaxhimin e buxhetit, në menaxhimin me resurset njerëzore dhe në sigurinë e brendshme. Këto janë ndryshimet kryesore që parasheh propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kuvendin e RMV-së, i parashtruar nga një grup deputetësh, të kryesuar nga vetë kryeparlamentari, Talat Xhaferi. Pr/ligji do të vihet para deputetëve në seancën e së martës, me procedurë të shkurtuar, dhe sipas të gjitha gjasave do të miratohet, pasi është hartuar në konsultim me të gjitha grupet parlamentare.

Marketing

“Me të gjitha konsultat që kemi bërë me ish kryeministrin Zaev dhe me institucionet e tjera qeveritare, ramë dakord që ky argument mban dhe mbizotëron se Parlamenti nuk është mjaftueshëm i pavarur në tre aspekte kryesore dhe atë: në aspektin buxhetor, në aspekt të administratës shtetërore dhe nuk është i pavarur në aspekt të sigurisë së brendshme të Parlamentit dhe për atë arsye ne i kemi filluar të gjitha këto tre pika të nismës për pavarësim të Parlamentit.”,- tha kryetari i Kuvendit të RMV-së, Talat Xhaferi.

Sipas Xhaferit, aktualisht në Kuvend ka vende të zbrazëta në pozicione menaxhuese për shkak të varshmërisë nga Ministria e Financave dhe ajo për Administratë. Me ndryshimet, pretendohet që të mënjanohen edhe problemet me planifikimin dhe pagesën administratës, e cila mund të përfitojë deri në 30% më shumë, varësisht nga angazhimi.

“Esenca është që sistemi i rrogave në Parlament të jetë i ndryshëm, përskaj administratës në institucione tjera, për faktin e specifikave që ka të bëjë me angazhimin e administratës në Parlament. Aspektet e tjera të angazhimit mbeten, siç janë të rregulluara në Ligjin për Administratë Shtetërore dhe Administratën Publike, d.m.th. nuk ka përjashtim prej procedurave për punësim, për avancim dhe për transfer të nëpunësve.”,- u shpreh kryetari i Kuvendit të RMV-së, Talat Xhaferi.

Kryepralamentari Xhaferi thotë se ndryshimi i Ligjit për Kuvendin e RMV-së për të pavarësuar atë parashihet me Strategjinë për zhvillim të Parlamentit për periudhën 2019-2022 dhe pret që edhe përbërja e re, pas zgjedhjeve të 12 prillit, të vazhdojë në këtë frymë.

Marketing