Sot është ndryshuar ora, nga ora 3 ka kaluar në ora 2.
2018 mund të shënojë herën e fundit që kontinenti i Europës ndërron orën dhe të gjitha vendet do të ketë orën e njëjtë.

Që nga viti 2002, direktiva e Bashkimit Europian vendosi që të rregullonte ndryshimin e orës 2 herë në vit, verë e dimër, duke vendosur që ndërrimet të bëhen në javën e fundit të marsit dhe javën e fundit të tetorit.

Por një raport i parlamentit Europian në vitin 2017 arriti në përfundimin se këto ndryshime duheshin rimarrë në konsideratë. Disa vende jashtë BE-së si Rusia, Turqia, Bjellorusia dhe Islanda e kanë braktisur këtë praktikë.
Argumenti ishte se ndihmon në mbajtjen e një ore të njëjtë duke mos shkaktuar parregullsi në sektorin e transportit.

Artikulli paraprakTiranë, 12 të arrestuar që drejtonin automjetin të dehur
Artikulli tjetërRrëzimi i helikopterit, në bord edhe pronari i Leicester City