Ndryshohet regjimi i komunikacionit në Shkup për shkak të festës Uji i bekuar

Për shkak të manifestimit për festën fetare Uji i bekuar, Reparti për siguri në komunikacionin rrugor pranë SPB-së Shkup sot do të vendosë regjim të veçantë të komunikacionit në disa rrugë në rajonin qendror të Shkupit, si dhe në komunat Gjorçe Petrov, Aerodrom dhe lagjen Hrom.

Marketing

Siç informojnë nga MPB, në periudhën nga ora 10:00, deri në përfundimin e manifestimit me rastin e festës Uji i bekuar, në qendrën e Shkupit për komunikacion do të mbyllen rrugët “Filipi i Dytë i Maqedonisë” deri në bulevardin “Goce Dellçev” dhe keji “13 Nëntori” deri në bulevardin “Koço Racin”.

Në Komunën Gjorçe Petrov nga ora 10:00 lutja kishtare do të qarkullojë duke filluar nga kisha “Shën Pjetri dhe Pali”, në të djathtë nëpër bulevardin “Arradhat Partizane”, në të djathtë në rrugën “Gjorçe Petrov”, në të majtë në rurgën “Vasil Çakalarov”, si dhe nga kisha “Shën Pantelejmon” nëpër rrugën “Demir Trajko” dhe në të majtë nëpër rrugën “Vasil Çakalarov” deri në urën hekurudhore të lumit Vardar.

Në komunën Aerodrom nga ora 10:00 për komunikacion do të mbyllet rruga lokale drejt fshatit Lisiçe.

Ministria e Punëve të Brendshme apelon deri te qytetarët t’i respektojnë urdhërat që i japin nëpunësit policor.