Ndryshon rregulli më i pakuptimtë në futboll

Pasi që shpeshherë përdoret për testimin e rregullave të reja në futboll, Kupa e Botës për Klube është gjithmonë një garë interesantë për t’u shikuar. Edhe këtë vit, kjo garë ka mësuar disa ndryshime në rregullat e referimit.

Marketing

Para dy viteve, Video Assistant Referee (VAR) u testua në këtë garë dhe tani përdoret në shumë liga të futbollit evropian, si dhe do të përdoret edhe nga faza e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve dhe Evropa Ligës, transmeton Gazeta Express.

Ndryshimi që bie më së shumti në sy këtë sezon është ai sa i përket rregullës që i ndalon lojtarët kundërshtarë të tentojnë ta marrin topin kur portieri është duke e filluar ndeshjen. Sipas këtij rregulli, asnjë futbollist nuk mund ta prekë topin brenda zonës 16-metërshit, përderisa portieri është duke e rifilluar lojën.

Por, kjo rregull do të ndryshojë. Lojtarët do të duhet ende të jenë jashtë zonës kur portieri e gjuan topin, por pastaj ata kanë të drejtë të lëvizin përpara dhe të tentojnë ta fitojnë topin, duke i dhënë kështu fund një prej rregullave më të pakuptimta në futboll.

Për më tepër, kur lojtarët të zëvendësohen, ata nuk janë të detyruar të kthehen në vijën e mesit të fushës, por do të largohen nga fusha në pikën më afërt. Ky rregull është ndryshuar për t’i zvogëluar sa më shumë kohën e humbur gjatë ndeshjes.

Sa i përket disiplinës, lojtarët të cilët ndëshkohen me karton të kuq, do të mungojnë në ndeshjen e radhës të skuadrës së tyre, pa marrë parasysh se në çfarë gare zhvillohet ajo ndeshje.

Ndryshimet e rregullave duhet të aprovohen në mars para se të bëhen zyrtare, mirëpo ato do të testohen fillimisht në Abu Dhabi këtë muaj.

Marketing