Në 1 Gusht nis fushata e ndërgjegjësimit për kuponin tatimor

Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve  nis nga data 1 Gusht fushatën ndërgjegjësuese në terren me konsumatorët dhe bizneset për përdorimin e kuponit tatimor.

Kjo nismë është vazhdim i fazës së dytë të aksionit kundër informalitetit dhe shtrihet në të gjithë Shqipërinë, me një fokus të veçantë në zonat bregdetare e turistike, për shkak edhe të sezonit.

Ahmetaj jep disa shifra të ecurisë së deritanishme të aksionit kundër informalitetit dhe impaktit pozitiv që ka dhënë faza e dytë e saj.

Marketing

Sipas ministrit, vetëm nga tatimet, doganat dhe sigurimet të ardhurat u rritën me  8,2%. Ai u ndal edhe tek regjistrimet e reja të biznesit, të cilat sipas tij, në Janar – Qershor 2016 janë rreth 3000 më shumë se në Janar – Qershor 2015.

Marketing