Në 10 komuna të Maqedonisë nuk ka të infektuar me coronavirus, numri i rasteve aktive bie në 351

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në 10 komuna të Maqedonisë nuk ka asnjë të infektuar me coronaviurs. Kavadari, Sveti Nikole, Resnja, Berova, Probishtipi, Bogdanci, Demir Kapia, Pehçeva, Makedonska Kamenica dhe Dojrani janë komunat ku nuk ka të infektuar.

Marketing

Rastet më të mëdha aktive janë në Shkup me 126, ndërsa i gjithë shteti ka vetëm 351 raste aktive.

Në shtatë komuna ka të infektuar me numër dyshifror, ndërsa vendet e tjera, numri i rasteve aktive është njëshifror.

Gjatë ditës së djeshme u regjistruan katër raste të reja dhe një person humbi jetën.

Ndryshe, që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë bërë 851.408 testime, ndërsa prej tyre 155.616 kanë rezultuar pozitiv, kurse 149.790 janë shëruar dhe 5.475 kanë humbur jetën.

Marketing