Në 24 orët e kaluara në Shkup policia ka sanksionuar 34 shoferë

Në 24 orët e kaluara në Shkup policia ka sanksionuar 34 shoferë, që kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara.

Marketing

Nga MPB-ja informojnë se gjatë fundjavës, policia rrugore ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të kundërvajtjeve. Janë sanksionuar 25 shoferë të cilët kanë përdorur telefon celular gjatë drejtimit të automjetit, 18 shoferë për mos vendosje të rripit të sigurisë, 15 shoferë para se të marrin të drejtën për drejtim të automjetit motorik, dy shoferë tetë shoferë fillestarë, një shofer për rreshtim jo të drejtë, si dhe pesë shoferë për mosposedim të pajisjes dimërore.

Janë sanksionuar dy këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë vijave të shënuara për ta, ndërsa janë hasur edhe 66 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt. Me ndihmën e automjetet special karrotrec janë larguar 60 automjete.