Në anketën më të re, BDI e para tek shqiptarët

Agjencioni “Rejting.mk”, mbrëmë në web faqen e saj ka nxjerrur një votim online për partitë politike dhe për besueshmërinë e liderëve shqiptarë. Në këtë anketë kanë votuar 110.885 njerëz të moshave të ndryshme. Në kampin politik shqiptar ka ndryshime në rradhitjen e partive. BDI-ja e Ali Ahmetit del me e para me 10.58% e pasuar menjëher nga Lëvizja BESA me 9.18%, ndërsa ASH-ja e Ziadin Selës 9.09%, ndërsa Alternativa e Gashit 4.11%.

Marketing

Si lider më i besuar tek shqiptarët, ende është Ali Ahmeti me një epërsi të vogël përballë Bilall Kasamit. Ali Ahmeti 10.51%, Bilall Kasami 9.14%, Ziadin Sela 9.01% dhe Afrim Gashi 4.05%, transmeton Zyrtare.

Ndryshe, tani para zgjedhjeve janë duke u publikuar anketa të ndryshme se kush do të jetë fitues i zgjedhjeve.

Marketing