Në Arabinë Saudite,të dielën fillon gara “Dakar Rally 2020”

Të dielën në Arabinë Saudite do të fillojë gara “Dakar Rally 2020”.
Në edicionin e 42-të garës “Dakar Rally”, e cila njihet si garë më e vështirë dhe e rrezikshme në botë, janë regjistruar 400 konkurrentë të cilët do t’i bashkohen garës në Xhedah.

Marketing

Pothuajse tre e katërta e garës do të zhvillohet në rërë.

Gara 12-ditore do të zhvillohet në pesë kategori, me automjete, motoçikleta, kamionë, si dhe me SxS dhe quad (motor me katër rrota).

Përndryshe, në këtë garë tejet të vështirë në aksidente të ndryshme deri më tani jetën e kanë humbur 28 persona.

Marketing