Në arkën e Komunës së Dibrës në emër të koncesioneve janë derdhur mbi 2,6 milion denarë

Komuna e Dibrës, gjatë vitit të kaluar nga dhënia në koncesion të hapësirës dhe shfrytëzimit të mineraleve, me të cilat disponon komuna, ka inkasuar 2.651.000 denarë.

Vlerë më e madhe në arkën e buxhetit janë derdhur nga fabrika “Knauf” për koncesion për shfrytëzim të mineraleve të gipsit edhe atë në vlerë prej 1.269.000 denarë. “Menjëherë pas “Knauf” sipas vlerës janë “banjat e Dibrës-Capa” për shfrytëzimin e ujërave termikë, apo 806.000 denarë. Nga koncesioni për minerale të gipsit, nga forma “Digips” në buxhet janë derdhur 228 mijë denarë, derisa nga “Lika komerc” për gërmimin e gurit 18.000 denarë. Mbi 105 mijë denarë janë nga kompania Aliazh të Shkupit “Maj ming”, për koncesion të marrë për ujëra, derisa mjetet e tjera për koncesionin e njëjtë janë nga kompania “mali Loshinj””, deklaroi Qazim Qormemeti, udhëheqës në sektorin për financa dhe buxhet pranë Komunës së Dibrës.

Krahasuar me vitin e kaluar, sivjet janë inkasuar më shumë mjete apo 650 mijë denarë.