Në autostradën Gjevgjeli-Shkup kapen 8 emigrant ilegal nga Afganistani

Me 17.02.2019 në ora 20.30 në autostradën Gjevgjeli-Shkup, në urën në “Lumi Zui”, zyrtarët policor kanë parë veturën e tipit “Opel Vektra” me targa nga Shkupi, e drejtuar nga S.S.(43) nga Shkupi e cila është ndalur shpejt dhe nga aty kanë dal tetë persona të panjohur.

Marketing

Pak më vonë vetura është ndalur, tre kilometra pas qarkut për në fshatin Smokvicë dhe pas kontrollit në regjion janë gjetur tetë emigrant ilegal nga Afganistani që kanë deklaruar se janë transportuar me veturën.

Ata janë arrestuar në Stacionin Policor për mbikëqyrje kufitare dhe vendkalim kufitar ‘Bogorodica’ për procedurë të mëtutjeshme.

Njashtu shoferi i veturës është arrestuar dhe pas dokumentimit të tërësishëm të rastit kundër tij do të ngritet padi adekuate penale.

Marketing