Në autostradën Negotinë-Shkup, policia kap 61 emigrantë

Mbrëmë në autostradën Negotinë-Shkup, policia ka gjetur gjithsej 61 emigrantë në një mjet transportues të mallrave me targa të Shkupit.

Marketing

Nga Ministria e Punëve të Brendshme kumtuan se dje rreth orës 19:20 ishte denoncuar se në autostradën Negotinë-Shkup, në afërsi të mbikalimit Viniçani, ishte vërejtur se si nga një mjet transportues i mallrave me targa të Shkupit, i cili ishte ndalur zbresnin shumë persona. Nëpunësit policorë kanë dalë në teren dhe në automjetin e mallrave kanë gjetur 61 emigrant, 45 nga Pakistani, 9 nga Afganistani, 6 nga Bangladeshi dhe një nga India.

Për këtë rast është njoftuar edhe Prokurori Publik, ndërsa emigrantët janë dërguar në Qendrën pranuese “Vinojug”, në Gjevgjeli dhe në Qendrën për të huaj në Shkup për procedurë të mëtutjeshme.
Po ndërmerren masa për gjetjen e shoferit dhe për zbardhjen e rastit.

Marketing