Në Belgjikë arrestohet ish reprezentuesi i Maqedonisët, si pjesë e skandalit me ndeshjet e trukuara

Dragan Siljanoski, agjent i trajnerit kroat Ivan Leko nga klubi belg Brizh, është arrestuar për larje të parave dhe korrupsion në skandalin me ndeshjet e manipuluara të futbollit.

Marketing

Ivan Leko, para dy ditësh, gjithashtu, ishte marrë në pyetje, por kundër tij nuk ishte dhënë urdhër-arrest.

Informacioni për arrestimin e Silanoskit në mëngjes ishte konfirmuar nga Prokuroria federale belge.

Silanoski (44) është ish futbollist i Maqedonisë, i cili gjatë karrierës ka luajtur për klubin belg Antuerp. Në këtë operacion policor të prokurorisë, gjithashtu, janë arrestuar edhe Mogi Bajat dhe Dejan Velkoviq me prejardhje nga Serbia dhe sipas mediave belge është i lidhur me më shumë klube belge të ligës së parë “Zhupiler”, ku ka vendosur një numër të madh të futbollistëve dhe trajnerëve.

Pjesa e parë e këtij hetimi të madh gjyqësor për korrupsion në futboll është fokusuar pikërisht te Velkoviq, i cili dyshohet për transfertë të lojtarëve nga të cilët ka mbajtur provizione të mëdha për vete dhe për lojtarët të cilët i ka përfaqësuar. Fondet kanë transituar përmes entiteteve gjyqësore në Serbi, Mal të Zi dhe Qipro, sqaruan prokurorët.

Nga ana tjetër e hetimit del se Velkoviq në marrëveshjen me katër anëtarët e bordit administrues të klubit “Malin” ka ndikuar mbi rezultatet e dy ndeshjeve, ku me siguri përfshin marrëveshje me gjykatësin Bart Uertenten.

Përveç kësaj, ka indikacione, se është lidhur kontakt me dy gazetarë që të ketë ndikim në mbulimin mediatik të performancave të gjykatësit Uertenten.

Ky skandal e ka tronditur opinionin belg tashmë ditën e dytë me radhë. Të mërkurën ishte zbuluar se hetimi i gjerë evropian ka konfirmuar korrupsion, larje të parave dhe përpjekje për manipulim të ndeshjeve në ligën 1A në Belgjikë. Hetimi përfshin shumë vende evropiane duke përfshirë edhe Maqedoninë.

Marketing