Në Bllacë janë gjetur një sasi armësh të groposura që nga viti 2001

Policia ka gjetur një sasi armësh të groposura në fshatin Bllacë në afërsi të kufirit me Kosovën, kanë njoftuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Marketing

Reparti për polici kriminalistike, Reparti për shkatërrimin e krimit të organizuar dhe SPB Shkup kanë gjetur dy raketa hedhëse dore, një RPG7, tre granata për RPG7, pajisje për shikim, dy mbushje për barut për RPG7, nënë pjesë municion 7,62×54 R të cilët kanë qenë të groposura që nga viti 2001.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.