Në Bogorodicë dhe Dojran për dalje nga shteti pritet deri në 45 minuta

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është rritur. Në vendkalimet kufitare Bogorodicë dhe Dojran ka frekuentim të rritur të automjeteve, koha e pritjes për dalje nga shteti është prej 30 deri në 45 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga Republika, kumtoi në mëngjes LAMM.

Marketing

Edhe pse komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet nëpër rrugë të thata, LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm me automjetetet, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, luginat e lumenjve dhe gryka malore, ku ka mundësi për paraqitje të shembjeve. Kjo veçanërisht ka të bëjë me pjesët rrugore Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë.

Marketing